pyetja e dyte Thread poster: AlbanMullaj (X)
|
AlbanMullaj (X) Local time: 01:24 English to Albanian + ...
ajo qe dua te them eshte ,meqe ju me thoni qe eshte me rendesi puna ne gjuhet qe zoteroj me mire me perparesi gjuhen meme ,shqipen, kush eshte roli i gjuhes sone ne boten e perkthimit,pra cfare horizontesh i hapen nje perkthyesi nga gjuha shqipe.dua te them si dhe sa eshte e kerkuar shqipja ne bote dhe cfare prespektive krijon gjuha jone
alban | | |
Monika Coulson Local time: 23:24 Member (2001) English to Albanian + ... SITE LOCALIZER Mendimi im personal | Feb 8, 2003 |
I dashur Alban,
meqënëse nuk ka shkruar ndonjë deri tani, po shkruaj këtu dy fjalë rreth asaj se çfarë mendoj unë personalisht për pyetjen tënde.
Hapja e rrugëve të biznesit në Shqipëri dhe lëvizja më e zgjeruar e shqiptarëve nëpër botë ka rritur nevojën e komunikimit mes njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme. Nevoja e komunikimit mes njerëzve dhe vendeve të ndryshme sjell nevojën e përkthimit. Tani mendoj se njerëzit/kompanitë/institu... See more I dashur Alban,
meqënëse nuk ka shkruar ndonjë deri tani, po shkruaj këtu dy fjalë rreth asaj se çfarë mendoj unë personalisht për pyetjen tënde.
Hapja e rrugëve të biznesit në Shqipëri dhe lëvizja më e zgjeruar e shqiptarëve nëpër botë ka rritur nevojën e komunikimit mes njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme. Nevoja e komunikimit mes njerëzve dhe vendeve të ndryshme sjell nevojën e përkthimit. Tani mendoj se njerëzit/kompanitë/institucionet janë bërë të ndërgjegjshme se nuk mjafton të dish një gjuhë të huaj për të përçuar idetë dhe për të përfaqësuar biznesin në mënyrë profesionale dhe të organizuar. Kjo e fundit sjell nevojën e përkthyesve profesionistë. Pra për mendimin tim përkthimi (nga gjuha shqipe në gjuhë të tjera dhe nga gjuhët e tjera në shqip) është një profesion me perspektivë. Megjithatë, siç e thashë ky është mendimi im personal, kolegë të tjerë mund të mos bien dakort me të. Shpresoj që të marrësh përgjigje edhe prej të tjerëve.
Faleminderit për vëmendjen.
Monika
[ This Message was edited by:on2003-02-08 18:08] ▲ Collapse | | |
There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact
site staff »