Off topic: Gëzuar ditën e verës Thread poster: Fabiana Papastefani-Pezzoni
|
Të nderuar kolegë e miq, ju uroj ta shijoni Ditën e Verës. Jam kënaqur sot duke dëgjaur Top Albania Radio, emisionin Goodmorning Albania që e transmeton një shoku im në Tiranë, Aldon Lipe. Kishin një të dërguar në Elbasan dhe transmetonin drejtë për së drejti nga sheshi i qytetit. Oh veç të shihnit se sa njerëz ishin mbledhur, sa ëmbëlsira kishin gatuar dhe si këndonin e kërcenin në shesh. Kishin ftuar shumë shqiptarë edhe nga vendet fqinje dhe ata ishin duke arritur. ... See more Të nderuar kolegë e miq, ju uroj ta shijoni Ditën e Verës. Jam kënaqur sot duke dëgjaur Top Albania Radio, emisionin Goodmorning Albania që e transmeton një shoku im në Tiranë, Aldon Lipe. Kishin një të dërguar në Elbasan dhe transmetonin drejtë për së drejti nga sheshi i qytetit. Oh veç të shihnit se sa njerëz ishin mbledhur, sa ëmbëlsira kishin gatuar dhe si këndonin e kërcenin në shesh. Kishin ftuar shumë shqiptarë edhe nga vendet fqinje dhe ata ishin duke arritur. Së pari, do të shkonin të gjithë nëpër piknike për të shijuar ditën e bukur, gatimet, shoqërine, muhabetin dhe muzikën, e në mesditë kur të gjithë të kishin arritur nga qytete të tjera e vendet fqinje (Maqedoni, Kosovë, Greqi) do të merrnin pjesë në një veprimtari të organizuar nga qytetarët e Elbasanit, të titulluar më duket "Pasditja kulturore...apo letrare" (tani nuk e makam mend mirë).
A do e vini në dorë veroren sot ?
Përshëndetje të gjithëve, Fabiana ▲ Collapse | | | Ledja United Kingdom Local time: 17:24 English to Albanian + ...
S'mund të mos vija buzën në gaz kur lexova mesazhin e mësipërm. Unë kam mundësi t'i ndjek kanalet shqiptare në satelit, por mëngjeset i kam të ngjeshura dhe më paska shpëtuar ky program pa parë. Edhe këtu në Angli, në vendin e shirave që s'respektojnë stinët , moti ka bërë diell si kurrë ndonjëherë. Po atmosferën festive të pragut të pranverës nuk e ndjej dot në mungesë të njerëzve të dashur, bis... See more S'mund të mos vija buzën në gaz kur lexova mesazhin e mësipërm. Unë kam mundësi t'i ndjek kanalet shqiptare në satelit, por mëngjeset i kam të ngjeshura dhe më paska shpëtuar ky program pa parë. Edhe këtu në Angli, në vendin e shirave që s'respektojnë stinët , moti ka bërë diell si kurrë ndonjëherë. Po atmosferën festive të pragut të pranverës nuk e ndjej dot në mungesë të njerëzve të dashur, bisedave kokë më kokë dhe qerasjeve nga ato që përmendeshin më lart, Fabiana. Faleminderit që na solle pak nga ajo atmosferë - një udhëtim imgjinar për në Elbasan është më mirë se asgjë
Ledja
PS. Pallton nuk ma mban ta heq akoma. S'i zë besë motit anglez. ▲ Collapse | | | There is no moderator assigned specifically to this forum. To report site rules violations or get help, please contact site staff » Gëzuar ditën e verës Protemos translation business management system | Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!
The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.
More info » |
| CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |