Uroj së pari që të jeni mirë me shëndet. Po vë këtu një njoftim tjetër të dhimshëm për të njoftuar miqtë dhe dashamirësit e personit në fjalë.
Z. Ramadan Sejdiu, 36 vjeç, me origjinë nga Prishtina, ndërroi jetë javën e kaluar në Arizona, SHBA, si rezultat i një aksidenti të rëndë automobilistik. Ka lënë pas 4 djem të vegjël, gruan, nënën, motra, vëllezër dhe plot të afërm të tjerë. Z. Sejdiu ishte inxhinier i zbukurimit të qytetit të ... See more Uroj së pari që të jeni mirë me shëndet. Po vë këtu një njoftim tjetër të dhimshëm për të njoftuar miqtë dhe dashamirësit e personit në fjalë.
Z. Ramadan Sejdiu, 36 vjeç, me origjinë nga Prishtina, ndërroi jetë javën e kaluar në Arizona, SHBA, si rezultat i një aksidenti të rëndë automobilistik. Ka lënë pas 4 djem të vegjël, gruan, nënën, motra, vëllezër dhe plot të afërm të tjerë. Z. Sejdiu ishte inxhinier i zbukurimit të qytetit të Prishtinës dhe emigroi në SHBA më 1999 me gjithë familjen e tij, gruan dhe 4 fëmijët. Më pas u kthye në Kosovë dhe jetoi aty për një farë kohe. U kthye në Arizona më pak se dy muaj të shkuar, pa familje këtë rradhë, me shpresë të stabilizohej vetë dhe pastaj të tërhiqte dhe fëmijët e gruan. Por aksidenti i javës së shkuar i ndërpreu planet dhe jetën e tij.
Z. Sejdiu nuk ishte anëtar i ProZ.com, por kishte plot miq e dashamirës në këtë komunitet, prandaj e vura këtu këtë njoftim.
Gjithashtu, fëmijët, gruaja dhe nëna e tij kanë dëshirë që trupi i të ndjerit të kthehet në vendlindjen e tij. Z. Sejdiu ende nuk kishte gjetur punë në Arizona, kështu që nuk kishte mundur të kursente ndonjë para. Një grup shqiptarësh që e kanë marrë vesh këtë tragjedi kanë vendosur dhe po mbledhin para për të dërguar kufomën në Prishtinë, si dhe për të ndihmuar jetimët e tij të vegjël. Siç mund ta dini, shpenzimet e transportimit të një kufome janë jashtëzakonisht të mëdha, (mund të shkojnë nga $8,000-17,000) prandaj nëse keni mundësi mund të jepni ndonjë dhurim (qoftë edhe simbolik) për të ndihmuar këtë familje gjatë kësaj tragjedie të rëndë dhe sidomos për të ndihmuar që trupi i tij i pajetë të kthehet tek fëmijët, gruaja dhe nëna e tij.
Nëse keni mundësi për ta bërë këtë, ju lutem mund t\'i fusni kontributet tuaja në llogarinë bankare që është hapur për këtë qëllim në: Bank of America, numri i llogarisë është: 004652876015. Gjithashtu mund të kontaktoni presidentin e klubit shqiptar Sofra në Arizona, në numrin e telefonit 1(602) 413-4647 ose zotin Hajrulla Hajra në numrin e telefonit 1(602) 564-0253. Zoti jua shpërbleftë me të mira.
Me dhimbje,
Monika
4 nëntor 2002
[ This Message was edited by: on 2002-11-05 17:38 ] ▲ Collapse |