Nji analizë e shkurtër e sloganeve zgjedhore n'Kosovë
Thread poster: Roland Lelaj
Roland Lelaj
Roland Lelaj
Canada
Local time: 00:02
Member (2008)
English to Albanian
+ ...
Feb 6

Dhe disa sugjerime prej shpisë.
“Gjuha kocka s’ka e kocka thyen” – kjo urti popullore për gjuhën e vë në pah fuqinë e saj transformuese. Gjuha asht mjeti ma i fuqishëm që e formëson mënyrën e t’menduemit dhe t’përjetuemit të botës. Ka fuqinë me krijue realitete, por edhe me i kufizue ato. Çdo fjalë dhe çdo strukturë gramatikore na detyron m’i pa disa gjana ma qartë dhe m’i injorue disa tjera. Në arenën politike, gjuha asht arma e parë në çdo betejë
... See more
Dhe disa sugjerime prej shpisë.
“Gjuha kocka s’ka e kocka thyen” – kjo urti popullore për gjuhën e vë në pah fuqinë e saj transformuese. Gjuha asht mjeti ma i fuqishëm që e formëson mënyrën e t’menduemit dhe t’përjetuemit të botës. Ka fuqinë me krijue realitete, por edhe me i kufizue ato. Çdo fjalë dhe çdo strukturë gramatikore na detyron m’i pa disa gjana ma qartë dhe m’i injorue disa tjera. Në arenën politike, gjuha asht arma e parë në çdo betejë për pushtet.
Sloganet janë mjete të fuqishme të komunikimit politik, të konceptueme me ngjallë emocione dhe me u mbajtë n’mend. Zbërthimi i sloganeve të partive politike përmes lentës gjuhësore, letrare dhe semantike zbulon mënyrën se si krijohet dhe manipulohet realiteti politik.
Në nji botë ideale, sloganet politike do të ishin vargje poetike që e frymëzojnë dhe drejtojnë popullin drejt nji të ardhmeje ma të mirë. Por realiteti politik nuk e ka luksin e poezisë – ai kërkon togfjalësha të shkurtë, emocione dhe thirrje që i mbushin hapësinat boshe të bilbordëve. (Vijon më poshtë)

Nga Vlora Konushevci, Portali Kosovo 2.0, Janar 2025
https://kosovotwopointzero.com/nji-analize-e-shkurter-e-sloganeve-zgjedhore/
Collapse


 


There is no moderator assigned specifically to this forum.
To report site rules violations or get help, please contact site staff »


Nji analizë e shkurtër e sloganeve zgjedhore n'Kosovë






LinguaCore
AI Translation at Your Fingertips

The underlying LLM technology of LinguaCore offers AI translations of unprecedented quality. Quick and simple. Add a human linguistic review at the end for expert-level quality at a fraction of the cost and time.

More info »
Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »