Non-Disclosure Agreement - a ju a kërkojnë këtë shpesh? Thread poster: Eva T
| Eva T English to Albanian + ...
Të dashur kolegë,
Një kompani për të cilën nuk kam punuar më parë më ofroi dje një projekt të shkurtër, por që më tha që të firmosja një kontratë "non-disclosure agreement". A është kjo diçka që ju ndodh shpesh dhe si veproni në të tilla raste? Ju falenderoj për përgjigjen tuaj.
Me respekt,
Eva | | | Monika Coulson Local time: 07:12 Member (2001) English to Albanian + ... SITE LOCALIZER Asgjë e jashtëzakonshme Eva :) | Jun 25, 2004 |
E dashur Eva,
për t'ju përgjigjur pyetjes suaj menjëherë, jo, nuk më ndodh shpesh që ta nënshkruaj atë lloj marrëveshje. Megjithatë, nënshkrimi i saj nuk është diçka e rrallë edhe pse zakonisht nënkuptohet që përkthyesi do t'i mbajë të fshehta të gjitha informatat që mëson gjatë procesit të përkthimit. Mesa mbaj mend unë, kur fillon punën për një kompani të caktuar, ata të japin një kontratë të tillë për të nënshkruar qysh në fillim, kështu që nuk ... See more E dashur Eva,
për t'ju përgjigjur pyetjes suaj menjëherë, jo, nuk më ndodh shpesh që ta nënshkruaj atë lloj marrëveshje. Megjithatë, nënshkrimi i saj nuk është diçka e rrallë edhe pse zakonisht nënkuptohet që përkthyesi do t'i mbajë të fshehta të gjitha informatat që mëson gjatë procesit të përkthimit. Mesa mbaj mend unë, kur fillon punën për një kompani të caktuar, ata të japin një kontratë të tillë për të nënshkruar qysh në fillim, kështu që nuk është e nevojshme t'i nënshkruash ato për çdo projekt përkthimi.
Gjithashtu, kjo lloj marrëveshje duhet të nënshkruhet kur ke të bësh me përkthime zyrtare, sekrete, që nuk mund të bëhen publike. Prandaj, kompania, për të mbrojtur veten, por edhe ty si përkthyes, duke të njoftuar qysh në fillim për natyrën sekrete të materialit, të jep këtë kontratë/marrëveshje për ta nënshkruar.
Unë do ta nënshkruaja menjëherë. Megjithatë, nuk mbaj mend të kem nënshkruar kontrata të tilla shpesh gjatë punës sime. Para nja një viti e gjysmë, kur përktheva një projekt pak a shumë të gjatë , m'u tha vetëm një këshillë gojore dhe formale që materiali nuk duhej diskutuar publikisht me të tjerët.
Ndërsa një klient që më ka punësuar ka 1 vit vetëm për përkthime të MKBR-ve (Materialeve Kimike, Biologjike dhe Radiologjike) ma jep këtë kontratë për ta nënshkruar çdo 6 javë, sa herë që më dërgon projektin e ri. Diçka interesante rreth këtij fakti: nuk mendoj se materiali vetë është i natyrës "tepër sekrete", pasi ai u paraqitet disa personave të caktuar në Shqipëri, por unë mendoj se ata që e kanë përgatitur atë, nuk dëshirojnë që ta japin materialin falas tek të tjerët, që nuk kanë lidhje me këto armë.
Gjithashtu, ky klient në fjalë, më kërkon që mbas periudhës së përkthimit dhe të redaktimit të parë e të dytë, t'i fshij të gjitha materialet e dërguara në mënyrë elektronike, dhe t'ua kthej menjëherë materialet e dërguara në letër dhe në disk. (Nuk e kam provuar, por ndoshta edhe disqet që më dërgojnë janë të tipit që nuk mund të kopjohen). Një kusht tjetër që të punoj për ta është që nuk duhet të përdor kompjuter publik (p.sh. në bibliotekë, shkollë etj.) për përkthimin e këtyre materialeve.
Nejse, për t'i rënë shkurt, nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe ta nënshkruash këtë kontratë/marrëveshje. Është për mbrojtjen tënde dhe të kompanisë.
Gjithë të mirat dhe paç fat,
Monika
[Edited at 2004-06-28 12:03] ▲ Collapse | | | Pak shpjegim ju lutem | Jun 28, 2004 |
Monika Coulson wrote:
Diçka interesante rreth këtij fakti: nuk mendoj se materiali vetë është i natyrës "tepër sekrete", pasi ai u paraqitet disa personave të caktuar në Shqipëri, por unë mendoj se ata që e kanë përgatitur atë, nuk dëshirojnë që ta japin materialin falas tek të tjerët, që nuk kanë lidhje me këto armë.
Monika
Monika,
nuk jam e sigurt në e kuptova qartë këtë, a mund ta shpjegoni pak më mirë? Ju faleminderit. | | | Monika Coulson Local time: 07:12 Member (2001) English to Albanian + ... SITE LOCALIZER Sqarim i mendimit tim të mësipërm | Jun 28, 2004 |
aneta_xh wrote:
nuk jam e sigurt në e kuptova qartë këtë, a mund ta shpjegoni pak më mirë? Ju faleminderit.
Më fal Aneta, po përpiqem ta shpjegoj mendimin tim atëherë.
Personalisht, nuk mendoj se materiali në fjalë është i natyrës tepër sekrete. Materiali është përgatitur për të "ndriçuar mendjet e njerëzve" , (bëj shaka).
Dua të them që materiali ka qëllim edukativ, pra është përgatitur për të trainuar të tjerët. Meqë vetë ky material synon që të bjerë në duart e një auditori të gjerë, atëherë nuk mendoj se ai është i natyrës sekrete. Mgjt, klasifikohet si material të cilin përkthyesi nuk duhet ta diskutojë me të tjerët, ose nuk duhet t'ua japë të tjerëve, pasi për mendimin tim, autorët e materialit duan të ruajnë të drejtën e autorit dhe nuk duan që materialet e tyre të gatshme të përdoren si materiale trainimi nga të tjerët që nuk derdhën djersë fare në përgatitjen e tij. Ky është një mendim personal, edhe mund ta kem gabim, po unë kështu mendoj. Shpresoj që ta kem sqaruar pak më mirë tani
Çdo të mirë,
Monika | |
|
|
Faleminderit | Jun 29, 2004 |
Monika Coulson wrote: Shpresoj që ta kem sqaruar pak më mirë tani
Çdo të mirë,
Monika 
Falemnderit për shpjegimin. | | | There is no moderator assigned specifically to this forum. To report site rules violations or get help, please contact site staff » Non-Disclosure Agreement - a ju a kërkojnë këtë shpesh? Pastey |
---|
Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
| Trados Studio 2022 Freelance |
---|
The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |