A pranoni përkthime që janë jashtë fushës suaj? Thread poster: aneta_xh
|
Mirëdita të gjithëve.
Dua t'ju bëj këtë pyetje që e kam patur në mëndje për një kohë të gjatë: a pranoni përkthime çfarë t'ju vijë në derë, apo bëni përzgjedhje të tyre, sipas specializimit tuaj?
Faleminderit për vëmendjen tuaj.
Ani | | | Monika Coulson Local time: 05:09 Member (2001) English to Albanian + ... SITE LOCALIZER
E dashur Aneta,
Jo, unë nuk pranoj përkthime që nuk janë në fushën time dhe në rast se njoh ndonjë përkthyes të mirë të asaj fushe, e drejtoj apo e kam drejtuar klientin tek ai apo ajo përkthyes. Në fakt e bëj këtë jo vetëm kur nuk më tërheqin përkthime të caktuara, por edhe kur jam e zënë me përkthime të tjera për momentin.
Për mendimin tim nuk ia vlen të merrem me diçka që nuk ia kam marrë dorën, ose që thjesht nuk më pëlqen, pranda... See more E dashur Aneta,
Jo, unë nuk pranoj përkthime që nuk janë në fushën time dhe në rast se njoh ndonjë përkthyes të mirë të asaj fushe, e drejtoj apo e kam drejtuar klientin tek ai apo ajo përkthyes. Në fakt e bëj këtë jo vetëm kur nuk më tërheqin përkthime të caktuara, por edhe kur jam e zënë me përkthime të tjera për momentin.
Për mendimin tim nuk ia vlen të merrem me diçka që nuk ia kam marrë dorën, ose që thjesht nuk më pëlqen, prandaj dhe nuk i pranoj ato që nuk më përshtaten.
Mendoj se do të ishte harxhim i dyfishtë nëse do të përpiqesha të përktheja diçka jashtë fushës sime:
1 harxhim i kohës me diçka që nuk më pëlqen
2 harxhim i kohës me kontrollimin e gati çdo fjale nëpër fjalorë, manuale etj.
Për mua nuk ka rendiment dhe nuk mund të jetë i saktë e i bukur ai përkthim për të cilin do të më duhej të kontrolloja fjalorët për gati gjysmat e fjalëve të tij... Prandaj pranoj vetëm ato që më përshtaten dhe që më pëlqejnë...
Bisedë interesante Aneta, faleminderit.
Monika
aneta_xh wrote:
Mirëdita të gjithëve.
Dua t'ju bëj këtë pyetje që e kam patur në mëndje për një kohë të gjatë: a pranoni përkthime çfarë t'ju vijë në derë, apo bëni përzgjedhje të tyre, sipas specializimit tuaj?
Faleminderit për vëmendjen tuaj.
Ani  ▲ Collapse | | | Më se e vërtetë.... | Jun 23, 2004 |
Përshëndetje të gjithëve,
E dashur Ani, nuk dua t'i shtoja as një presje asaj që thotë Monika. Por brenda përvojës sime, po. Kuptohet edhe nëse çmimi është brenda kufijve të mi.
Më ka ndodhur bile para disa muajsh që mu ofrua një punë brenda përvojës sime, ndërtime civile...në fakt përvoja ime në këtë drejtim përqëndrohet më shumë në ndërtime civile infrastrukture (rrugë & ura) dhe specifikime teknike për këto punime. I thashë klien... See more Përshëndetje të gjithëve,
E dashur Ani, nuk dua t'i shtoja as një presje asaj që thotë Monika. Por brenda përvojës sime, po. Kuptohet edhe nëse çmimi është brenda kufijve të mi.
Më ka ndodhur bile para disa muajsh që mu ofrua një punë brenda përvojës sime, ndërtime civile...në fakt përvoja ime në këtë drejtim përqëndrohet më shumë në ndërtime civile infrastrukture (rrugë & ura) dhe specifikime teknike për këto punime. I thashë klientit që në përgjithësi nuk kam kundërshtim por do të doja t'i hidhja një sy gjithësesi. Uuuuuu, bëhej fjalë për teknika ndërtimi të disa zyrave fare të veçanta dhe në një paragraf të tërë mora a s'mora vesh 25% të tij. Nuk kuptoja emra materialesh dhe proçesesh, nuk dija çfarë ishin. Përkthimi i kësaj natyre (e shkrova edhe në një forum të disa ditëve më parë të hapur nga Monika) kërkon që të dish me të vërtetë për se po flet fizikisht pasi ndryshe përfundon në situata kur përkthimi tingëllon (p.sh.): tullat rrinë të varura dhe tavani në mes të dhomës. Më falni, ky qe vetëm një si lloj shembulli për të treguar se sa shumë mund të gabosh edhe kur je e sigurt që je shumë afër ose ashtu është pasi e ke parë në fjalor.
Me shumë keqardhje e ktheva. Klienti pas disa ditësh më kontaktoi sërish dhe marrëveshja ishte që një inxhenier që ai kishte gjetur (i cili fliste anglisht disi por mbi të gjitha njihte ato materiale dhe proçese) do të më ofronte terma, shpjegime në çdo moment dhe unë do të vazhdoja punën. Një përkthim me dy njerëz që nuk është edhe aq e lehë. Në fillim po hecnim jashtë zakonisht ngadalë. Më nevojiteshin terma e shpjegime çdo 7-8 fjalë. Por kjo ndodhi gjatë dy ditëvet të para se pastaj termat & proçeset ishin po ato dhe duhej vetëm të më kujtoheshin dhe të vazhdoja. U betova që nuk do ta bëj më...por ku i dihet.
Temë interesante Ani, gjithë të mirat,
Fabiana ▲ Collapse | | | aneta_xh English to Albanian + ... TOPIC STARTER Oferta dhe trainimi | Jun 23, 2004 |
Faleminderit Monika dhe Fabiana për përgjigjet tuaja. Arësyeja pse e ngrita këtë çështje është se një kompani e mirë që më paguan mirë gjithmonë dhe më jep gjithmonë punë, më ofroi një projekt për të cilin me thënë të drejtën nuk ndihem dhe aq mirë. U thashë që nuk ishte fusha ime dhe sikur nuk e prisnin këtë prej meje. Pastaj më thanë se do të më ofronin trainim për këtë fushë dhe atëherë u thashë se do ta pranoja me gjithë qejf. Megjithatë, më ngeli... See more Faleminderit Monika dhe Fabiana për përgjigjet tuaja. Arësyeja pse e ngrita këtë çështje është se një kompani e mirë që më paguan mirë gjithmonë dhe më jep gjithmonë punë, më ofroi një projekt për të cilin me thënë të drejtën nuk ndihem dhe aq mirë. U thashë që nuk ishte fusha ime dhe sikur nuk e prisnin këtë prej meje. Pastaj më thanë se do të më ofronin trainim për këtë fushë dhe atëherë u thashë se do ta pranoja me gjithë qejf. Megjithatë, më ngeli në mendje ajo që më tha ai që më kontaktoi se jo shumë përkhtyesë shqiptarë do ta kthenin poshtë këtë ofertë...
Ani ▲ Collapse | |
|
|
Monika Coulson Local time: 05:09 Member (2001) English to Albanian + ... SITE LOCALIZER Trainim? Po ç'pret atëherë? | Jun 23, 2004 |
E dashur Aneta,
Oferta e trainimi është një rast i rrallë në gjuhën tonë dhe mendoj se është mundësi e shkëlqyer për të rritur nivelin tënd profesional në atë fushë. Jo shumë kompani/klientë e ofrojnë një gjë të tillë dhe prandaj, kur të vjen në derë, hapja derën me të dyja kanatat
aneta_xh wrote:
Faleminderit Monika dhe Fabiana për përgjigjet tuaja. Arësyeja pse e ngrita këtë çështje është se një kompani e mirë që më paguan mirë gjithmonë dhe më jep gjithmonë punë, më ofroi një projekt për të cilin me thënë të drejtën nuk ndihem dhe aq mirë. U thashë që nuk ishte fusha ime dhe sikur nuk e prisnin këtë prej meje. Pastaj më thanë se do të më ofronin trainim për këtë fushë dhe atëherë u thashë se do ta pranoja me gjithë qejf. Megjithatë, më ngeli në mendje ajo që më tha ai që më kontaktoi se jo shumë përkhtyesë shqiptarë do ta kthenin poshtë këtë ofertë...
Ani | | | Monika Coulson Local time: 05:09 Member (2001) English to Albanian + ... SITE LOCALIZER Një sqarim i vockël :) | Jun 23, 2004 |
Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:
Më ka ndodhur bile para disa muajsh që mu... ofrua një punë brenda përvojës sime, ndërtime civile...
E dashur Fabi,
shumë e drejtë. Duke u nisur nga komenti juaj, dëshiroj edhe unë të sqaroj diçka që kam thënë në përgjigjen time të parë të kësaj rubrike. Nga ajo përgjigje mund të duket sikur unë asnjëherë nuk kam marrë ndonjë punë që nuk më përshtatej...
Jo, nuk desha të thosha këtë. Në fillimet e mia si përkthyese kam provuar të përkthej gjithçka që më binte në dotë. Me kalimin e kohës dhe me fitimin e përvojës, fillova ta kuptoj se cilat ishin ato fusha apo drejtime në të cilat e ndieja veten më të përgatitur dhe që kisha më shumë rendiment në punë. Tani kam ardhur në një pikë kur bëj përzgjedhje të materialeve që përkthej, por që të vija deri këtu, më është dashur shumë punë dhe kohë.
Gjithë të mirat,
Monika | | | There is no moderator assigned specifically to this forum. To report site rules violations or get help, please contact site staff » A pranoni përkthime që janë jashtë fushës suaj? CafeTran Espresso |
---|
You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
| Anycount & Translation Office 3000 |
---|
Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |