Proceset... Huazimet dhe huazimet e përkthyera | Feb 28, 2003 |
Me rritjen e komunikimit midis njerzve, gjuhët marrin e japin më shumë me njera tjetrën. Huazimi është procesi më i thjeshtë i përkthimit. Por kur duhet të përdoret ai për të mos e tejkaluar masën dhe për të mos e mbytur gjuhën në të cilën përkthejmë?
1. Kur termi mungon në gjuhën në të cilën përkthejmë; një term i ri shkencor, sistemi monetar, veshje, gjellë, pije, tituj honorifikë, bimësi, zhanre muzikore, etj. (p.sh., dollar, uiski, sanduiç, shatël... See more Me rritjen e komunikimit midis njerzve, gjuhët marrin e japin më shumë me njera tjetrën. Huazimi është procesi më i thjeshtë i përkthimit. Por kur duhet të përdoret ai për të mos e tejkaluar masën dhe për të mos e mbytur gjuhën në të cilën përkthejmë?
1. Kur termi mungon në gjuhën në të cilën përkthejmë; një term i ri shkencor, sistemi monetar, veshje, gjellë, pije, tituj honorifikë, bimësi, zhanre muzikore, etj. (p.sh., dollar, uiski, sanduiç, shatëll, hiphop, etj.)
2.Kur duam t\'i japim tekstit koloritin e vendit. Kjo varet në dorën e përkthyesit, por duhet të kemi kujdes të mos i përdorim me vend e pa vend (p.sh., wikend, sër krijon atmosferën e huaj).
Huazimet e përkthyera
Janë fjalë dhe shprehje me brumë të gjuhës në të cilën përkthen por me modelin e marrë nga gjuha tjetër (p.sh., multinational - shumëkombëshe).
Duhet patur kujdes të mos huazojmë
struktura (p.sh. it is this that (jo është kjo që... por kjo)). Më vjen keq që një përgjigje në proz. që mori katër pikë dhe që ishte aprovuar nga shumë, ishte gabim. (There are two months - jo janë dy muaj por ka dy muaj). [addsig] ▲ Collapse |